FAIL (the browser should render some flash content, not this).




 




Shit-blerje:

Paraqet aktivitetin bazë të agjensionit "b & s" dhe menaxhon ofertën dhe kërkesën që paraqitet për patundëshmëritë (Toka,objekte, shtëpi, banesa), në tërë hapësirën e Kosovës, me shtrirje edhe në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe rajon. Agjensioni "b & s" është kshilltare profesionale për krijimin e ofertës për pronarët e patundëshmërive, si dhe gjetjen e patundëshmërive të nevojshme për kërkesat e tyre (blerësit). Agjensioni "b & s" nuk formon çmimet e shitjes, ajo vetëm ndërmjetëson sipas kushteve të ofruara nga palët. Ofertë speciale e agjensionit është shit-blerja e bizneseve, ku agjensioni "b & s" ju ndihmon palëve të interesuara të avanësojmë bizneset e tyre duke u krijuar mini-projektet e propozuara nga ana e saj, duke bërë hulumtime të nevojshme mbi gjendjen e biznesit dhe të ardhmën e tij, si dhe duke ndihmuar në aritjen e kontratave (marrëveshjeve) përfundimtare mes palëve të interesuara.

Dhënje - marrje me qera:

Është aktiviteti më i zhvilluar në kuadër të agjensionit "b & s", duke marrë parasysh nevojat bazike të palëve që frekuentojnë kryqytetin dhe rritmet e shtuara në ndërtimin e të gjitha llojeve të patundëshmërive. Në agjensionin "b & s" gjithmonë do ta gjeni partnerin e informuar mirë për gjendjen e patundëshmërive të lira për shfrytëzim, si dhe plotësimin e tyre me palët që kanë nevojë për ato. Agjensioni "b & s" pranon në bazen e vetë të të dhënave e cila është gjithënjë në rritje dhe zhvillim.

Expertizë:

Me rastin e plotësimit të nevojave të palëve të interesuara për zhvillimin e expertizës mbi gjendjen e llojit të patundëshmërisë (tokë, objekte, shtëpi, banesë), agjensioni "b & s" zbaton analizat më të sofistikuara në verifikimin, plotësimin, vlerësimin. Për ndonjë kërkesë mbi expertizë duke krijuar ekipe të expertëve të çertifikuar (auditor) për lëmit e caktuara, që janë objekt i kërkesës për expertizë. Shërbimet e agjensionit "b & s" për këtë lëmi si për individ ashtu edhe për organizata apo institucione, si ato vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

Transport (bartje):

Për nevojat e palëve të interesuara, me rastin e ndërrimit të vendbanimit të tyre, agjensioni "b & s" është gjithënjë i gatshëm që të kryej të gjitha punët dhe shërbimet prej një destinacioni në tjetrin, që kanë të bëjnë me transport (bartje) të gjësendeve të tyre për jetësë duke i çmontuar ato, duke i bartur dhe duke i montuar në vend të ri. Shkala e lartë e organizimit dhe përkushtimit e stafit të agjensionit "b & s" e cakton shërbimin e shpejtë të akcitZDI dhe shërbim kualitativ. Relacionet e mundëshme për bartje mundë të jenë si ato brenda Kosovës ashtu edhe jashtë saj, apo anasjelltas. Cmimet performohen në bazë të volumit të gjësendeve që barten, natyrës së tyre dhe distanca për bartje.

Adaptim - Renovim:

Është mburrja e agjensionit "b & s", pasi gjithmonë për palet e interesuara për këtë shërbim, agjensioni mundë të ofroj zgjidhje ideore më origjinale të mundëshme, me përshkrime të hollësishme të punëve që do të ndërmirren, mes llogarive të tyre dhe kohën optimale për realizimin e saj. Stafi dinamik dhe kërkesat në rritje për to shërbime paraqesin sfidë të vërtetë për agjensionin "b & s" duke krijuar në vazhdimësi vizion modern dhe origjinal për klientët e saj. Për të gjitha punët e ndërmarra nga stafi i agjensionit "b & s", kur është fjala për shërbimet e adaptimit - renovimit përfundohen sipas parimit të pranimit kualitativ të punëve të kryera (dokumentit mbi dorzimin e objektit renovuar - adaptuar).

Punët e vrazhda dhe përgaditore në ndërtimtari:

Këto punë përfshijnë punët që kanë të bëjnë me përgaditjen e punishtjeve në hapësirat përcjellëse, pastrimet e ndryshme të hapsirave për ndërtim, ndërtimin e rrethojave, hapjen e bazamenteve dhe kanaleve të ndryshme përgaditja dhe mbushja e punëve të betonit, përgaditja dhe mbushja e themeleve dhe shtyllave vertikale - horizontale, përgaditja dhe ngritja e kulmeve, vendosja e dyereve dhe dritareve etj. Garantojmë për cilësi, shpejtësi, siguri (lëshojmë dokument mbi dorzimin për punët e kryera).

Shërbime hoteliere grupore:


(Ahengje familjare, koktej rasti, party, mbrëmje rinore, dreka - darka me protokol) Ky llojë shërbimi nënkupton letërnjoftimin e këti agjensioni para klientëve të vetë, duke marrë parasysh eksperiencën e gjatë dhe nivelin e shërbimeve të ofruara për klientët e shumtë që kanë shfrytëzuar shërbimet e agjensionit "b & s". Këto shërbime paraqesin kënaqësin e agjensionit "b & s", duke i ofruar klientit të saj përjetim dhe kujtim të paharrushëm. Këshili dheorganizimi i agjensionit për ti ofruar këto shërbime janë garancion i cilësisë, sigurisë dhe llojëllojëshmërisë së ofertës së agjensionit "b & s" ndaj klientit të saj.Tradita dhe mirënjohjet e shumta janëdëshmitare të përhershme të agjensionit "b & s", si ndaj individëve, ashtu edhe nga institucionet e shumëta vendore dhe ndërkombëtare.

 

 
 
 
Kontratat |

Copyright © 2007 www.ahead-ks.net